Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore dhe njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, është takuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur vet Dukagjini përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale, në të cilën e falënderoi Kurtin për pritjen e bërë.
“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihet përkrah Kurtit.
Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Dukagjini u takua edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.