19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gjuriq ankohet se serbët e Kosovës nuk po i binden urdhërave të Serbisë

Rekomandime

I ashtuquajuri drejtor i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka publikuar në Instagram se nuk ka të sëmurë nga koronavirusi nëpër vendbanime me shumicë serbe në Kosovë, dhe se numri i personave të infektuar në “vendbanimet shqiptare” është 79 .

Gjuriq: Në veri të Kosovës nuk respektohet ora policore e vendosur nga qeveria e Serbisë.

- Advertisement -

Gjuriq në “raportin e tij ditor për Kosovën” ka shkruar se katër pacientë të dyshuar në Mitrovicën e Veriut kanë dhënë mostrat të cilat janë dërguar në kontroll, transmeton portali në gjuhën serbe Kosovo Online.

Sipas Gjuriqit, 200 pompa për dezinfektim janë dërguar në Mitrovicën e Veriut dhe se atje po zhvilolhet aksioni i dezinfektimit të rrugëve dhe hyrjeve nëpër ndërtesa.

Ai është “ankuar” se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq të mërkurën në mënyrë masive është shkelur ora policore të cilën e ka vendosur qeveria e Serbisë, sepse prej orës 17 e deri në orët e vona nëpër këto qytete kanë shëtitur qindra qytetarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit