7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arben Ahmeti: Cila e cenon më shumë shtetin, struktura paralele apo një veturë që hyn me tabela dhe del?

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, duke folur në lidhje me masën e Reciprocitetit vendosur nga Kosova për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia tha se në Mitrovicën e Veriut veprojnë komuna paralele.Ahmeti në emisionin “Politiko” pyeti të pranishmit se cili e cënon më shumë Republikën e Kosovës ekzistenca e një institucioni paralel apo një veturë që hyn me tabela dhe del?

- Advertisement -

“Kur nisesh prej Ibrit duhesh me kalu në Mitrovicë të Veriut. Në Mitrovicë të Veriut ke komuna paralele për krejt komunat e Kosovës, t’i duhesh me kalu në Zveçan ku kryetari paradite merr rrogën e komunës së njohur nga Republika e Kosovës dhe pasdite të komunës paralele. Pastaj në Zubin Potok ku ndodh e njëjta gjë, duhesh me kalu në Luginën e Diellit e cila është lagje e cila nuk e ka miratimin e Ministrisë së Republikës së Kosovës dhe është lagje me qëllim të kolonializimit të Veriut. Unë jam për Reciprocitet, jam për shpërbërje të krejt strukturave paralele të Serbisë në Kosovës dhe nëse duhet me dërgu Rosu duhet me e dërgu aty. A më shumë e cënon më shumë Repubikën e Kosovës ekzistenca e një institucioni paralel apo një veturë që hyn me tabela dhe del, cila e cënon ma shumë shtetin? ” tha Ahmeti në Politiko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit