Policia speciale gjermane është detyruar të kryejë mbrëmë një operacion çlirimi pengjesh, të mbajtur nga një person që pretendonte se ishte i armatosur, në një autobuz që shkonte drejt Serbisë.
Mendiat vendase thonin se oficerët përdorën mjete shpërthyese dhe verbuese në operacionin e çlirimit të dy pengjeve të mbajtura nga i dyshuari në autostradën A9 pranë Hilpoltstein në Bavari.
Gjatë disa orëve të situatës kritike rrugët mbetën të bllokuara mes Greding e Hilpoltstein.
Autobusi raportohej se kishte qenë i mbushur por pengmarrësi ende i paidentifikuar, kishte lejuar pasagjerët të dalin jashtë, ndërsa dy shoferët u mbajtën prej tij.
Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin por rrjedhimisht shoferët u liruan vetëm pas operacionit të dhunshëm.
Autoritetet nuk konfirmuan nëse sulmuesi ishte vërtet i armatosur dhe as identitetin apo motivimin e tij.