10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Brnabiq suImon opozitën serbe dhe mbron Vuçiqin: Dhatë atë që nuk u kërkua prej juve

Rekomandime

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka deklaruar se ka komente të ndryshme se çfarë do të thotë pranimi i propozimit franko-gjerman për dialogun.

Sipas mediave serbe, Brnabiq tha se “ajo nuk do të thoshte njërën apo tjetrën derisa të shohim se për çfarë bëhet fjalë”.

- Advertisement -

Ajo tha se dita e nesërme e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të udhëhequra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë “jashtëzakonisht e vështirë”, por se akuzat e opozitës se politika e Vuçiqit është përgjegjëse për këtë gjendje janë të pasakta.

Brnabiq akuzoi politikanët e opozitës, kryetarin e Partisë Popullore Vuk Jeremiq, ish-Presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Zdravko Ponoš për gjendjen e punëve në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se në kohën kur ishte përgjegjësi e tyre, ata kontribuan që Serbia të jetë si sot.

Ajo akuzoi qeverinë para Partisë Progresive Serbe (SNS) se ata “shitën, tradhtuan dhe kapitulluan” dhe se “kishin dhënë atë që nuk iu kërkua prej tyre” dhe se deklaratat e politikanëve opozitarë që tani fajësojnë Vuçiqin për pozicionin e Serbisë “sjellin paqëndrueshmëri”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit