19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Bërnabiqi ankohet te shtetet e QUINT-it që nuk po i lejohet referendumi brenda territorit të Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate pati reagim nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pati thënë se këtë çështje do ta adresojë te komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -

Ndërkaq sot, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur e pakënaqur me vendimin e autoriteteve në Kosovë për të mos lejuar mbajtjen e referendumit në territorin e vet për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Kështu është bërë e ditur pas takimit të sotëm që Bërnabiqi e zhvilloi me ambasadorët e vendeve të Quint-it, në Beograd.

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë do të mbahet më 16 janar në Serbi dhe votimi nuk do të organizohet në Kosovë.

- Advertisement -

Bërnabiqi diskutoi për referendumin e ardhshëm me ambasadorët e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të ngarkuarin me punë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Delegacionin e BE-së në Serbi.

Siç u njoftua, kryeministrja tha se Serbia ka bërë përparime të mëdha në fushën e sundimit të ligjit dhe se ndryshimi i Kushtetutës ishte reforma më e rëndësishme në këtë fushë.

- Advertisement -

Kushtetuta aktuale e Serbisë qysh në hyrje e përcakton Kosovën si pjesë të saj, megjithëse ish-krahina jugore shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ndryshimet e paralajmëruara nuk do të afektojnë në aktin më të lartë ligjor të Kosovës. /Zëri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit