7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arrestimet e fundit, reagon Haki Abazi: Le të hapen letrat e ta shohim kush ka bashkëpunuar me KRlMlNEL serbë në jug e veri

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka folur për arrestimet e sotme në Ministrinë e Mjedisit.

Ai ka lavdëruar dhe përkrahur veprimet e policisë dhe prokurorisë në rastin Brezovica.

- Advertisement -

Sipas tij, tani duhet të nxirren në pah se kush ka shkatërruar çdo gjë për të bërë një villë në Brezovicë dhe ata që kanë dhënë lejet në kundërshtim me ligjjn.

Reagimi i tij i plotë:

Përkrahje dhe vlerësim i lartë për veprimet e policisë dhe prokurorisë në rastin Brezovica. Tani duhet punë që ky rast të nxjerrë në pah të gjithë ata që kanë dhënë para për të marrë leje dhe kanë shkatërruar çdo gjë për të bërë një villë në Brezovicë dhe ata që kanë dhënë lejet në kundërshtim me ligjjn. Këtu nuk duhet kursyer asnjë, kontrollit duhet nënshtruar secili që ka ndërtuar në Brezovicë. Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me krlmlnel serbë në jug e veri, kush e ka lënë Brezovicë në duar të INEX-it që 20 vite dhe kush ka bërë serbë anëtarë bordi të organizatave joqeveritare e konsulenca ndërkombëtare për të marrë leje dhe favore në Brezovicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit