0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Analisti nga beogradi: Kriza në veri të Kosovës i konvenon Kurtit dhe Vuçiqit

Rekomandime

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiç ka komentuar krizën e shkaktuar në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë për targat e automjetëve, duke thënë se kjo gjendje i konvenon Kurtit dhe Vuçiqit.

Situata e krijuar në veri të vendit, ku serbët lokal kanë bllokuar rrugët në shenjë protestë për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili parasheh se të gjithë shtetasit e Serbisë, të cilët hyjnë në Kosovës të pajisen me tabela të përkohshme me mbishkrimin RKS, po cilësohet si një krizë që i konvenon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga analisti serb Dushan Janjiç.

- Advertisement -

Janjiç tha se koha e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të targave me Serbinë është ideale në kontekstin e zgjedhjeve lokale.

“Nëse jemi duke folur nga perspektiva ku në sfond kemi zgjedhjet lokale, atëherë koha e këtij vendimi (për reciprocitet) është perfekte. Duke folur në përgjithësi, kjo është një mundësi për të dyja palët, për Kurtin për të treguar që po mbron Kosovën, dhe nga ana tjetër për Vucicin, për të treguar që po mbron serbët. Të dyja palët do të jenë në gjendje të fitojnë disa pikë në qoftë se do të jenë në gjendje të kontrollojnë situatën” tha ai, për Gazetën Insajderi.

“Vuçiqi ende nuk është në lojë por ai është duke u përgatitur për lojën. Ai është duke pritur për momentin e duhur” – vijoi ai.

- Advertisement -

Janiç, po ashtu parashikoi se kriza do të zgjidhet në ditët e fundit të muajit tetor, në një takim në Bruksel me Miroslav Lajcak.

“Jam shumë i sigurt që në fund gjithçka do të përfundojë në dialog në fund të tetorit me Lajcak. Por ndërkohë Vucic do tentojë ta paraqes vetën si lideri i Ballkanit Perëndimor, duke tentuar të qetësojë dhe menaxhojë efektet negative të politikave të Kurtit”.

- Advertisement -

“E di që është një lojë shumë e rrezikshme që mund të përdoret për zgjedhje lokale. Vucicit i duhet kjo krizë duke pasur në konsideratë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Serbi që do të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm” – përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit