13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Biden, Trump fushatë në orët e fundit para zgjedhjeve kritike

Rekomandime

Në tubimet për garën e balotazhit që do të zhvillohet sot, Presidenti Donald Trump dhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden u janë lutur votuesve të Georgias që të dalin në zgjedhje të martën, për të përcaktuar nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Republikani Trump dhe demokrati Biden, thanë se votimi do të formonte Amerikën për vitet në vijim.

Më shumë se tre milionë votues të Georgias kanë hedhur votat, gati 40% e votuesve të regjistruar të shtetit.

Nëse demokratët fitojnë, ata do të kontrollojnë të gjithë Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Presidenti Trump ishte në qytetin Dalton, një bazë republikane në pjesën veriore të shtetit për një tubim në mbrëmje në mbështetje të senatorëve republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler.

Të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump u tha votuesve në Dalton, se balotazhi i Georgias ishte “linja e fundit e mbrojtjes” kundër Demokratëve.

- Advertisement -

“Georgia i gjithë kombi po ju shikon” tha Biden në një tubim në Atlanta të hënën, duke theksuar se kontrolli i Senatit do të formonte perspektivat për administratën e tij.

Kelly Loeffler dhe David Perdue, po luftojnë për jetën e tyre politike kundër dy sfiduesve demokratë, Jon Ossoff dhe Reverend Raphael Warnock.

Senati ka fuqinë të miratojë ose refuzojë të emëruarit e Biden për kabinetin dhe postet gjyqësore, si dhe pjesën më të madhe të listës së tij të dëshirave të politikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit