0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri?/ Profesori universitar: Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina!

Rekomandime

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me pretendimet e rreme të Serbisë se forcat policore të Kosovës kanë qëlluar tre serbë.

Ai përmendi edhe grumbullimin e mijëra ushtarëve dhe oficerëve serbë në Rashkë dhe Novi Pazar të Sanxhakut, për suImimin e veriut të Kosovës.

- Advertisement -

Bytyçi tregoi se edhe çfarë mund të ndodh në raste se Serbia na suImon.

Mos e merrni kaq lehtë përqëndrimin e forcave serbe në kufi me Kosovën! Por as mos keni frikë prej saj! Në fund të fundit bëni pyetjen vetës: -Çfarë ndodh nëse Serbia suImon me ushtri? Do ndodh ajo që ushtria e Kosovës ta mbrojë territorin e vendit. Mund të ketë frikacakë që thonë se “Ushtria serbe vjen për 9 orë në Prishtinë”! Ata që frikësohen le të ikin nga Prishtina. Ndërsa të tjerët le të kujtojnë se serbët janë trima me fëmijë, me gra, me pleq dhe me njerëz të pambrojtur! Kosharja ka treguar se nuk janë aq trima e të zotë përballë një ushtrie të organizuar e të motivuar”, shkroi profesor Bytyçi në Facebook.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Serbia ka grumbulluar mijera ushtare e oficere ne Rashke dhe Novi Pazar te Sanxhakut, te gatshem te suImojne ne veri te Kosoves, nese Rakiqi do t’u telefonoje se “ROSU” i paska dhene nje shuplake ndonje banori me kombesi serbe.

Kane shpik fabulen se “ROSU”, pra forcat speciale te Kosoves, kane qelluar tre serbe. Dhe pas ketij lajmi te rreme kane ardhur ne kufi me Kosoven mijera forca serbe te armatosura te gatshem per te nderhyre me dhune ne Jarinje dhe Bernjak, pra, per ta pushtuar Mitrovicen e Veriut.

- Advertisement -

Ate qe presidentit serb nuk munden t’ia dhurojne aleatet e vet, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, Aleksander Vuçiq po tenton ta marre me force. Ta beje fakt te kryer pushtimin, sic ndodhi me Krimene dhe te thote “Hajde bejme paqen!

Kryeministri i Shqiperise dhe diplomacia shqiptare, politika shqiptare ne Ballkan, ben sehir dhe as qe duken te shqetesuar per pergatitjen e agresionit serb kunder Kosoves. Edhe Albin Kurti, Presidentja Osmani e te tjere lidere te Kosoves nuk po reagojne me nervozizem. Nese jane marre masat per mbrojtjen e territorit te vendit, heshtja e institucioneve te Kosoves eshte flori. Sepse nuk i nxit uret e zjarrit!

Por Vuçiq me kete agresion synon gjithashtu te çoje deri ne fund projektin e Open Balkan, sepse beson se me nje agresion kunder Kosoves e heq pengesen e ketij projekti serb.

Mos e merrni kaq lehte perqendrimin e forcave serbe ne kufi me Kosoven! Por as mos keni frike prej saj! Ne fund te fundit beni pyetjen vetes: -Çfare ndodh nese Serbia suImon me ushtri? Do ndodh ajo qe ushtria e Kosoves ta mbroje territorin e vendit. Mund te kete frikacake qe thone se “Ushtria serbe vjen per 9 oren ne Prishtine”! Ata qe frikesohen le te ikin nga Prishtina. Ndersa te tjeret le te kujtojne se serbet jane trima me femije, me gra, me pleq dhe me njerez te pambrojtur! Kosharja ka treguar se nuk jane aq trima e te zote perballe nje ushtrie te organizuar e te motivuar!

Ndoshta jepet shansi qe ne vend qe Vuçiq te marre veriun e Kosoves, ushtria e Kosoves te shkoje te Molla e Kuqe! Pastaj behet paqja e vertete midis Serbise dhe Kosoves!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit