Profesori universitar dhe babai i kryetarit të PDK’së, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka drejtuar kritika për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave me Serbinë.
Sipas tij, hapja e konfIiktit me Serbinë për tabela veturash është naivitet.
“Kushdo që e ka këshilluar Kurtin që ta hap konfIiktin me serbët lokalë dhe me Serbinë me tabelat e veturave, ose është tallë me të, ose ka dashtë ta paraqet si Iuftënxitës të papërmirësueshëm, që si thuhet popullorqe, për një plesht e djegë jorganin”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.
Postimi i plotë:
Tabelat e veturave do të duhej të ishin në fund të listës së politikave dhe masave të qeverisë sonë, në raportet e saj me serbët lokalë dhe me Serbinë. Para çështjes së tabelave do të duhej të ishin këto cështje:
1. Padia për gjenocid. (Rasti ka qenë ideal të shpallej padia, derisa po vazhdon Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.)
2. Shtyerja përpara me bisedime e çështjes së të zhdukurve.
3. Integrimi i arsimit të të gjitha niveleve në sistemin arsimor të Kosovës.
4. Integrimi i shëndetësisë në sistemin tonë shëndetësor.
5. Mbyllja e komunave paralele, q ëpunojnë me ligjet e Serbisë në Kosovë.
6. Krijimi i mundësive për kthimin e serbëve të shpërngulur në vitin 1999, në shtëpitë dhe pronat e veta.
7. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e manastirit të Deçanit.
8. Detyrimi i Listës Serbe që të respektojë Kushtetutën dhe të zbatojë ligjet e Kosovës.
9. Hapja e një dialogu të vërtetë me serbët lokalë.
10. Hartimi i një drafti të statutit të bashkësisë së komunave serbe, në pajtim me germen e Gjykatës Kushtetuese dhe ofertimi me të në Bruksel,
11. Krijimi i klimës dhe detyrimit ligjor që serbët ta paguajnë energjinë elektrike, që e shpenzojnë dhe do të mundte, ndonëse prapë jo aq domosdoshmërisht
12. Rregullimi i çështjes së tabelave.
P.S. Kushdo që e ka këshilluar Kurtin që ta hap konfIiktin me serbët lokalë dhe me Serbinë me tabelat e veturave, ose është tallë me të, ose ka dashtë ta paraqet si Iuftënxitës të papërmirësueshëm, që si thuhet popullorqe, për një plesht e dj*gë jorganin.