9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kurti: Takohem me Thaçin vetëm nëse më referohet si kryeministër

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot gjatë ditës se do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, vetëm kur ky i fundit i referohet si kryeministër, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Këto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politikë.

“Unë kam kërkuar që para se të shkoj në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme. Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politikë në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”, ka deklaruar ai.

Kreu i shtetit e ka ftuar sot për takim kryeministrin Albin Kurti, megjithatë edhe kësaj radhe i pari i Qeverisë i është përgjigjur negativisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit