8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

VV dhe LDK propozojnë rezolutë me tri pika sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka propozuar një rezolutë të nënshkruar nga ana e LVV-së dhe LDK-së, sa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.Në rezolutën e propozuar nga ana e Selimit, përmenden tri pika, të cilat ka kërkuar nga ana e deputetëve që ti votojnë.“Unë sot ju ftoj që të votoni një rezolutë, që po ua paraqet në vijim: Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propoziomin e GP të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

- Advertisement -

1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike mes Rep Kosovës dhe Serbisë që do te përfundojë me njohje.

2. Integriteti territorial i Republikës se Kosoëvs është i pacenueshëm. Askush nuk mund të negociojë dhe të bisedojë për integritetin territorial të Kosovës.

3. Qeveria e Kosovës të udhëheq bisedimet me Serbinë”, ka thënë Selimi.

- Advertisement -


Kjo rezolutë pritet të hidhet në votim gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme, që po vazhdon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit