Tre persona u arrestuan për fotografim dhe incizim të paautorizuar afër kampit të Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.
Ata kanë vepruar në zonën ku me shenja është e ndaluar fotografimi apo incizimi.
Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.