13.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Arrestohen tre persona që fotografuan dhe incizuan afër kampit të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Rekomandime

Tre persona u arrestuan për fotografim dhe incizim të paautorizuar afër kampit të Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.

- Advertisement -

Ata kanë vepruar në zonën ku me shenja është e ndaluar fotografimi apo incizimi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit