Valdrin Sahiti çdo ditë e më shumë po merr famë më të madhe.
Falë angazhimit dhe punës së tij të palodhshme dizajneri kosovar ka bërë emër jo vetëm në Kosovë por kudo në botë, shkruan lajmi.net.
Pas Beyonces e cila u vesh në një fustan të kuq nga Valdrini, tani i erdhi radha e Kylie Jenner që t’iu besojë duarve të dizajnerit kosovar.I NGJAJSHËMMILIARDERJA KYLIE JENNER SHFAQET ME FUSTAN TË DIZAJNUAR NGA VALDRIN SAHITITheksojmë se Valdrini e mbajti të fshehtë punën e tij ndaj Kyliet për më shumë se një vit.
View this post on Instagram
Miliarderja 24-vjeçare lansoi së fundmi linjën e saj të produkteve për fëmijë, KylieBaby. Në videon
promovuese, Kylie shfaqet me të bijën Stormin, dhe një prej veshjeve në klip, është krijim i stilistit shqiptar.“Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”, ka shkruar Valdrini. Bashkëpunimi me Kylie Jenner shënon një tjetër sukses në karrierën e Sahitit.Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që stilisti ka punuar me emra të njohur. Bebe Rexha, Yung Miami, Kelly Roëland dhe Winnie Harlow janë ndër yjet që janë mahnitur nga krijimet e stilistit nga Kosova.
View this post on Instagram