11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Haradinaj: Serbia po e kërcënon Kosovën duke u armatosur nga Rusia e Kina, duhet të ndalet

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia po vazhdon që të armatoset me pajisje ushtarake nga Rusia e Kina dhe se kjo direkt është kërcënim për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Haradinaj po thotë se kjo armatosje e Serbisë është kërcënim për Kosovën, paqen e brishtë në rajon si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Sipas tij Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kujtojmë se Haradinaj dështoi në këto zgjedhje duke mos arritur të bëhet kryeministër, pasi siç e thoshte ai nëpër tubime dhe debate bindshëm janë duke udhëhequr si partia e parë nëpër sondazhet që u bëheshin.

Ai madje pas zgjedhjeve u kritikua nga partneri i koalicionit PSD se mashtruan kandidatët për deputetë nëpër qytetet e Kosovës duke mos i votuar dhe injoruar vetëm pse janë subjekt tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit