Presidenti rus, Vladimir Putin, së fundmi ka qenë në një udhëtim në Siberi ku ka fjetur në një kamp. Por ndodhi një e papritur, pasi kampit iu afruan arinjtë.
“Çdo gjë shkoi në rregull, dhe arinjtë u larguan sapo morën vesh që aty ishte Presidenti rus,” tha me shaka një pjesëtar i stafit të tij.
Dmitry Peskov bëri këtë koment teksa intervistohej për aventurat e fundit të Putin në rajonin e shkretë lindor.
Me këtë shaka, stafi nuk humbi rastin të tregonte se Vladimir Putin është më i fortë se kurrë. Në një video të publikuar nga udhëtimi, Putin dëgjohet teksa flet me kreun e sigurisë, i cili tha se “një ose dy arinj iu afruan kampit”.
“Edhe vetë ariu u tremb kur pa që aty ishte Putin,” vazhdoi ai.