0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sheshel kërcënon për situatën në Jarinje: Ka vetëm një dalje – shqiptarët të kthehen në pozitën fillestare

Rekomandime

Kreu i radikalëve serbe Sheshel ka deklaruar se shqiptarët kanë përgatitur kushtet për “stuhinë” në Kosovë, por ka vetëm një dalje nga kjo situatë kur – shqiptarët të kthehen në pozitën fillestare” shkruan “Novosti” .

Por, sipas tij shqiptarët tash po kanë mëdyshje sepse e kanë të qartë se Serbia do të përdor të gjithë fuqinë e saj ushtarake që të evitojë një eksod tjetër serb.

- Advertisement -

“Ata tash do të donin që situata të qetësohet, e fajin ta hedhin edhe në palën serbe edhe atë shqiptare, gjë që ne nuk duhet të lejojmë” tha ai.

Lideri radikal këtë e deklaroi në televizionin Hepi TV , ku deklaroi se një helikopterë serb ka aso fuqie zjarri që të gjitha automjetet e ROSU do i asgjësonte për 15-20 minuta.

Sheshel tha se mënyra e vetme për dalje nga e gjithë kjo situatë krlze në Jarinje është që shqiptarët të kthehen në pozitat fillestare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit