10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rama, pas Prishtinës mund të udhëtojë drejt Novi-Sadit

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësi që të mërkurën të udhëtojë drejt Novi-Sadit.

Gazeta “Danas” shkruan se për datën 28 e 29 shtator, është paraparë konferenca dyditore, që do të shënonte edhe përvjetorin e dytë të themelimit të Mini-Schengenit, që së fundi u emërtua Ballkani i Hapur.

- Advertisement -

Deri më tash, sipas kësaj gazete nuk ka një njoftim se konferenca është anuluar.

Kjo nismë është themeluar pikërisht në Novi-Sad me hedhjen e firmës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama sot ishte për vizitë në Kosovë dhe mbrojti qëndrimin se Ballkani i Hapur është ide e mirë për gjithë rajonin.

- Advertisement -

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë refuzuar këtë nismë rajonale, duke e quajtur paralele me atë të Procesit të Berlinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit