10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Geci: Jam në dispozicion të bëhem ushtar

Rekomandime

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se nuk është ushtar i kryeministrit Albin Kurti, por se është në dispozicion të bëhet ushtar i Qeverisë së Kosovës. Kjo pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit/

- Advertisement -

Këtë deklaratë Geci e ka bërë në rrjetin social në “Facebook”.

“Të dashur miq, në vitin 1998 në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezall kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vite më i vjetër edhe tani po e përseris të njejtën. ”Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Nga 20 shtatori i këtij viti, ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

- Advertisement -

Ky vendim është duke u kundërshtuar nga ana e Serbisë.

Që nga ajo ditë dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, janë bllokuar nga serbët lokal.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit