9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Takimi i motrës me vëllanë ushtar të UÇK’së, një nga imazhet më prekëse nga lufta

Rekomandime

Lufta e fundit në Kosovës mes policisë kriminale serbe dhe shqiptarëve të Kosovës, ka bërë që kosovarët përveç  vuajtjeve të përjetojnë edhe çaste gëzimi, si rastet e takimeve të familjarëve pasi ka përfunduar lufta, dhe kanë parë  njëri- tjetrin që u kanë shpëtuar plumbave të serbëve, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në një fotografi nga lufta të publikuar ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale shihet gëzimi i një vëllau dhe motrës, ku shohin njëri-tjetrin gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Kjo fotografi është realizuar në Zonën Operative të Llapit, afërsisht nga data 17 qershor 1999. Ushtari sipas burimeve jo të konfimuara e ka mbiemrin Havolli.

Kujtojmë, që nëë këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.

- Advertisement -

Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit