11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Parlamenti evropian: Tërhiqeni policinë speciale dhe çdo njësi të ushtrisë bashkë me barrikadat

Rekomandime

Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, ka dalur me një deklaratë të deputetëve të parlamentit Evropian, ku shprehin shqetësim për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, derisa bëjnë thirrje të gjendet një zgjidhje urgjentisht, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Eurodeputetët shprehen të shqetësuar për situatën e tensionuar në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Tutje thuhet se dy palët duhet të gjejnë zgjidhje urgjente, që nënkupton zgjidhje paqësore e stabile, ku garantohet siguria e qytetarëve.

“Ne dëshirojmë të shohim tërheqjen e policisë speciale dhe çdo njësie të ushtrisë dhe zhbllokimin e rrugëve. Veprimet dhe provokimet e njëanshme dhe retorika nxitëse, të cilat rrisin tensionet dhe ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve lokale, duhet të ndalen. Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe partnerëve të saj që të vazhdojnë të punojnë për zvogëlimin e krizës dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të përdorin platformën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

- Advertisement -

Ndërsa në deklaratë shtohet se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për pranimin në BE të dy vendeve.


Më poshtë deklarata e plotë:

- Advertisement -

”Ne jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ne dëshirojmë të shohim tërheqjen e policisë speciale dhe çdo njësie të ushtrisë dhe zhbllokimin e rrugëve. Veprimet dhe provokimet e njëanshme me retorika nxitëse, të cilat rrisin tensionet dhe ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve lokale, duhet të ndalen. Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe partnerëve të saj që të vazhdojnë të punojnë për zvogëlimin e krizës dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të përdorin platformën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes Ne ritheksojmë se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një parakusht për pranimin në BE të të dy vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajonin më të gjerë. Ne i nxisim të dyja palët që të përfshihen në mënyrë aktive dhe konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja të udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i BE-së, duke kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese.’’

Për situatën e tensionuar ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila tha se dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të garantohet siguria dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve”, shkroi Viola von Cramon

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit