9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Sizmologu serb thotë se aktiviteti i tërmeteve në rajon do të vazhdojë me muaj

Rekomandime

Sizmologu nga Serbia, Branko Dragiçeviq, ka thënë se aktiviteti i tërmeteve në rajon dhe Shqipëri do të vazhdojë edhe për disa muaj.

Sipas tij pas tërmetit kryesor që kishte goditur Adriatikun prej 6.4 shkallë të Rihterit është shoqëruar edhe me 50 deri në 60 goditje të tjera më të vogla.

- Advertisement -

Ai thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen.

“Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit”, ka thënë Dragiçeviq shkruan kosovo-online, trasnmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka paralajmëruar edhe tërmete të tjera që do të ndodhin në rajon, megjithatë ka specifikuar se nuk mund të jenë të një magnitute shumë të lartë .

- Advertisement -

“Tërmeti më i fortë që mund të ndodh mund të mbërrijë deri në 6 shkallë të Rihtrit. Pasojat e tij do të varen se në çfarë kohe apo orë do të ndodhë, dhe nëse do të jetë në ndonjë zonë të banuar”, ka shtuar ai.

Ai shpjegon se nuk mund të parashikohen tërmetet, pasi që nuk ka ndonjë sezon apo vit kur ato ndodhin, dhe kësisoj nuk japin hapësirë për evakuim.

- Advertisement -

Sizmologu serb thotë se përgatitjet për mbrojtje duhet të bëhen para se tërmetet të ndodhin. Një nga to ai thotë se është ndërtimi i objekteve që janë të mbrojtura nga tërmetet.

Deri tani zyrtarisht autoritetet shqiptare kanë njoftuar për 13 të vdekur dhe qindra të lënduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit