Duke qenë se dasmat dhe koncertet nuk po lejohen të mbahen në Kosovë për shkak të pandemisë Covid-19, ftesat për këngëtarët e estradës jashtë kufijve nuk po mungojnë.
Një e tillë ka qenë së fundmi edhe për Sinan Vllasaliun, i cili ka qenë i ftuar për të kënduar në një dasmë në Amerikë.
Gjatë kohës derisa po këndonte këngëtari është mbuluar me para.
Këtë video e ka publikuar bokseri i njohur, Elvir Muriqi ku pjesa ku po qëndron këngëtari është mbushur e tëra me dollarë.
Ndryshe Sinan Vllasaliu është një nga emrat më të kërkuar të estradës e i cili është edhe tejet aktiv me projekte muzikore.