12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hoxhaj: Jemi në një dramë – PDK s’ka mundësi dhe nguti të mendojë për presidentin

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova po e përjeton një dramë dhe në këtë situatë nuk kanë as mundësi dhe as nguti të mendojnë për postin e presidentit.

- Advertisement -

“Ne jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten për Kosovën mbi të gjitha, por edhe për PDK-në. Në këtë situatë, ne nuk kemi as mundësi dhe as ndonjë nguti që të mendojmë se në çfarë forme do të zgjedhet presidenti i Kosovës”.

“Çfarë presim ne, si subjekt politik serioz, në këtë dramë politike është që shumica parlamentare të jetë e qartë në atë se si do të duhet të udhëhiqet procesi i zgjedhjes së presidentit, por nuk e kemi këtë temë në tavolinë dhe nuk është shqetësimi jonë kryesor se kush e ka shpallur kandidaturën për të qenë president”.

Ai ka dhënë pothuajse të njëjtën përgjigje edhe kur është pyetur nëse PDK-ja do të hyjë në koalicion qeverisës ose jo, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Nuk besoj se këtë javë duhet të pritni prej meje dhe prej të gjithëve në PDK që të merremi me temat e presidentit, qeverisë dhe dialogut, por jam i obliguar që të jap një shpjegim se si e sheh PDK-ja. Por, nuk është hierarkinë e shqetësimeve, sepse e dini se cili është shqetësimi i parë që e kemi”.

Por, cili është qëndrimi i PDK-së për dialogun me Serbinë në një situatë të tillë çfarë është vendi?

- Advertisement -

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Dialogu është proces që bartet nga Qeveria e Kosovës dhe iu takon partnerëve të koalicionit të qeverisë që t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me një proces të tillë”.

“Meqë ne nuk jemi në tavolinë dhe nuk marrim pjesë në dialog se jemi në opozitë, atëherë nuk ia vlen që të japim vetëm opinion se çfarë do të duhej të bënte Qeveria e Kosovës. Një qasje që ka qenë e kryetarit Kadri Veseli dhe është e çdo anëtari të PDK-së është që dialogu nuk duhet të jetë proces, por duhet të jetë ngjarje që përfundon me njohje të ndërsjellë. E dëmton shumë kredibilitetin nëse një parti politike në qeveri thotë kështu për dialogun dhe partia tjetër e thotë krejt të kundërtën, por është temë e tyre dhe jo e jona”.

Hoxhaj, në konferencë për media, ka thënë se vizita e djeshme e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në PDK ishte pa paralajmërim.

“Vizita ka qenë e paparalajmëruar. [Ramush] Haradinaj herë pas here është i paparashikueshëm në sjelljen e tij politike. Dje ka ardhur pa paralajmërim, por e kemi pritur mirëfilli në PDK dhe e çmojmë praninë e tij”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit