4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti ritakon pas 16 vjetësh zyrtarin policor

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas 16 vjetësh sot është ritakuar me pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shpërndarë tre fotografi dy prej të cilave përmbajnë takimin e Kurtit me Ahmetin në Qeveri, ndërsa fotografia tjetër tregon momentin kur Kurti ishte në protestën e vitit 2005 dhe afër tij ishte Ahmeti që ishte në detyrë.

- Advertisement -

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”,ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit