10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ramush, a je mirë?

Rekomandime

Shko me Isën Ramush…dhe shpjegoja Radoniqin, këqyr në mujsh me bind Isa Mustafën se je i pafajshëm?

– Me kënaqësi shkon në takim te Ata që e akuzuan për krime dhe për dhe haraç (Hashim Thaçi);

- Advertisement -

– te Ata që (edhe mbasi u shpall i pafajshëm nga Haga) e akuzuan se e përgjaku Radoniqin me viktima të popullit (Isa Mustafa),

– Por, ama nuk i kujton e nuk shkon te Ata që i kushtuan poezi (e din Ramushi për çka e kam fjalën);

– nuk shkon në takim te Albin Kurti, që ishte i vetmi që votoi kundër Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

A është normale, me refuzu me kënaqësi dikë që që ka qenë kundër që ti të ri-gjykohesh nga Haga për krimet që nuk i ke bë;

A është normal të pranosh me kënaqësi ftesat për takime nga Ata, të cilët të konsiderojnë ‘vrasës’ me varrezë masive Radoniqin, anipse je shpall i pafajshëm!

- Advertisement -

Pasha Zotin, nuk është normale.

Ramushi ndoshta është normal, por sado (sipas Isës)-mazo (për qejf të vetit).

E ka hetu Isa që këtij ashiqare i pëlqejnë Ata që e konsiderojnë kriminel.

Përndryshe, nuk e kish bë kabull Isën për Kryeministër ‘i nderit’… por shku së paku formalist te Albini në takim, sepse Albini asnjëherë nuk e fyu, përkundrazi…

Shko me Isën Ramush…dhe shpjegoja Radoniqin, këqyr në mujsh me bind Isa Mustafën se je i pafajshëm? Bëni be me 24 pleq, të tregon Hashimi qysh shkon kjo puna e beve…

Binde Ti Isa Mustafën, se Haga s’po mundet me ja mbush mendjen e me bind se Ti përnime je i pafajshëm.

P.S. Pse o Zot po na do kaq shumë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit