3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ua mori jetën 13 civilëve gjatë Iuftës në Kosovë, Goran Stanishiq dënohet me 20 vjet burgim

Rekomandime

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u shpall fajtor për vr.asjen e 13 civilëve në fshatin Sllovi të Lipjanit gjatë Iuftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga kryetari i trupit gjykues.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, gjatë Iuftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një suImi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e mizorive dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit