15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Autoritetet ukrainase njoftojnë se u eliminua edhe kapiteni i Iuftanijes ‘Moskva’

Rekomandime

Pas mbytjes së anijes ruse Moskva dhe faktin që në bordin e anijes mund të kishte pasur armë bërthamore, shqetësues ishte fakti se fati i qindra pjesëtarëve të ekuipazhit nuk dihej.

Raportet e fundit nga Ukraina, kanë bërë me dije sot se kapiteni i anijes ka humbur jetën pas suImit që iu bë Moskvas nga forcat ukrainase.

- Advertisement -

Kievi ka sqaruar se Kapiteni i Rangut të Parë Anton Kuprin, 44 vjeç, u eliminua pasi anija u godit nga raketat Neptun.

“Ai vdiq gjatë një shpërthimi dhe zjarri në bordin e ish-krenarisë së Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, tha Anton Gerashenko, këshilltar i ministrisë së brendshme të Kievit.

Burime të tjera mbështesin pretendimin se kapiteni Kuprin u eliminua, raportoi The Sun.

- Advertisement -

Një njoftim në lidhje me humbjen e jetës së Kapitenit Kuprin, nuk ka ardhur ende nga Moska.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit