4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kosova me rezerva thëngjilli për 1000 vjet nuk prodhon rrymë as për veti

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kemi qymyr për 1000 vjet, duke qenë vendi më i pasur në botë me rezerva. Por, Kosova nuk mund të prodhojë rrymë as për veti. Kaq arritëm për 20 vjet. I ndërtuam, apo na i ndërtoi ish Jugosllavia dy termocentrale para 60, përkatësisht 40 vjetësh. Ato janë stërvjetëruar dh epos rrymës, prodhojnë edhe ndotje në lokalitetin më të populluar në vend. Kjo është per tu turpnu. I bie sikur Arbabia Saudite të blinte naftë prej vendeve tjera, ose Rusia të blinte gaz natyror.

Kosova mund të prodhojë maksimalisht 900 megavatë/orë rrymë, ndërsa kërkesa në pik shkon deri në 1300 megavatë/orë. Por, kur kihet parasysh që prodhimi me kapacitete maksimale është i pamundur për shkak të vjetërsisë së cekur më lartë, atëherë prodhimi nuk mund të shkojë më tepër se 800 megavatë/orë. Në kohën e shpenzimit maksimal i bie që duhet importuar 400 megavatë/orë ose sa 50 për qind e prodhimit.

Këto janë statistika që duhet ta bëjnë secilin kosovar të skuqet deri në vesh. Më së tepërmi politikbërësit e energjetikës.

- Advertisement -

Politikat e ndjekura këto 20 vjet shpien në atë drejtim. I kishim të interesuara ti derdhin miliardat në Kosovë kompanitë më të mëdha të botës në lëminë e energjetikës. Politikanët tanë i përzunë, pasi donin hise. Pra, u thonin hajdeni investoni miliardat këtu dhe jepnani edhe neve do pare që po iu lëmë që ti harxhoni paret. Normal, kompanitë serioze ikin me vrap. Gjermanët ikën të parët. Pastaj të tjerët.

Të gjendur në një situatë të tillë, u gjet një kompani që vec të ndërtonte termocentral nuk kishte kapacitet. Nuk iu interesonte kjo. E bënë skemën jo të prodhojnë rrymë, por ta zhvatur popullin e Kosovës për 40 vjet, duke ia rrjepur nja 5 miliardë euro. Ia garantuan kredinë, shitjen e krejt mallit edhe kur nuk ka nevojë Kosova, madje edhe cmimin e majmë.

- Advertisement -

E kaluara nuk mund të zhbëhet, e ardhmja po. Sot duhet urgjentisht të fillojnë procedurat për ndërtimin e termocentralit të ri. Na duhen së paku 1000 megavatë/orë. Harroni energjitë e ripërtëritshme, harroni Rockfellerat. Mos e qitni as në debat publik. Thjeshtë, qeveria duhet t’ia nisë me një partneritet publiko privat punës menjëherë dhe brenda 5 vjetësh ta zhduk nga harta Kosovën A dhe të fillojë me Kosovën C.

Kosova mund ta bëjë këtë, e ka të drejtën e Zotit. Edhe ashtu, ne as nuk figurojnë në listën e emetuesve të dioksidit të karbonit. Ndryshe, termocentralet janë duke i aktivizuar edhe vendet e zhvilluara. Koha të prodhojmë rrymë, së paku për veti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit