Presidenti çek, Millosh Zeman u transportua në një spital ushtarak në Pragë sot, një ditë pas zgjedhjeve në Republikën Çeke. Ai është në njësinë e kujdesit intensiv, tha drejtori i spitalit.
Zyra e presidentit nuk është shumë transparente për të folur për shëndetin e Zeman, por mediat lokale thonë se Zeman ka probleme me mëlçinë. Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet gjendja e rëndë e Zeman gjatë transportimit.
Zemana převezli do nemocnice. Záběry ukazují, že je v bezvládném stavu.
Více na: https://t.co/CcR30OQKUy pic.twitter.com/NO1VMP5exc
— novinkycz (@novinkycz) October 10, 2021
Agjencia e lajmeve CTK raportoi për problemet e fundit shëndetësore të presidentit 77-vjeçar, duke cituar një zëdhënës të Spitalit Qendror Ushtarak, ku Zeman ishte trajtuar më parë.
Zeman dhe Babish, një miliarder populist i cili u bë kryeministër në vitin 2017, u takuan për rreth 45 minuta në rezidencën presidenciale të Lany Castle pranë Pragës të dielën, raportoi CTK.
Babish pësoi një humbje befasuese nga një aleancë e partive opozitare që fituan 108 nga 200 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të së premtes dhe të shtunës.