24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kurti i reagon Vuçiqit për rrugën në Deçan: Ne ishim këtu para mijëra viteve kur ju bredhnit maleve të Karpateve

Rekomandime

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka reaguar pas kërkesën së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për pezullimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë afër manastirit të Deçanit.

Kurti e ka quajtur “shovinist diktatorial” Vuçiqin, duke thënë se ai nuk mund të përzihet në punët e brendshme të një shteti sovran siç është Kosova, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se Manastiri i Deçanit u ndërtua nga duart e shqiptarëve në tokën e shqiptarëve dhe se së pari ishte Kishë Katolike Shqiptare.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Vuçiqi kërkon ndaljen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë (afër manastirit të Deçanit)!

- Advertisement -

Ne ishim këtu para mijëra viteve kur ju bredhnit maleve të Karpateve. Kush ua jep të drejtën këtij shovinisti diktatorial të përzihet në punët e brendshme të një shteti sovran siç është Kosova.

Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse duhet ta kenë paqen si mision dhe jo konfliktin.

- Advertisement -

Nuk duhet harruar se Manastiri i Deçanit u ndërtua nga duart e shqiptarëve në tokën e shqiptarëve dhe së pari ishte Kishë Katolike Shqiptare madje arkitektura e themeleve të saj dëshmon qartë historinë shqiptare të këtij monumenti.

Kështu që neve e kemi për detyrë ta mbrojmë manastirin dhe nuk ka nevojë mbrojtja me fanatizëm nga ana e përfaqësuesve të kishës ortodokse serbe në Republikën e Kosovës të luajnë kësi lojërash që të ndërpritet rruga Deçan – Plavë kinse për të mos rrezikuar kishën e tyre!

F.K.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit