2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK-së, Specialja i jep një urdhër Policisë së Kosovës

Rekomandime

Specialja e urdhëron Policinë e Kosovës të tregojë detajisht nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të japë informacione të detajuara lidhur me aftësitë e saj për të garantuar sigurinë e mjaftueshme në rast të lirimit me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

- Advertisement -

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke kërkuar që këtë ta “garantojë” Policia e Kosovës.

“Gjykatësi i procedurës paraprake në këtë mënyrë: URDHËRON Policinë e Kosovës, në lidhje me ndonjë departament tjetër dhe/ose autoritetet në Kosovë nëse është e nevojshme, të sigurojë informacionin e detajuar në Shtojcën e këtij urdhri brenda dy javësh nga njoftimi”, thuhet në vendimin e marrë të premten, e që është publikuar tash së fundmi.

Më 25 qershor dhe 2 korrik, gjykatës i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

- Advertisement -

Më 1 tetor, Gjykata e Apelit brenda Speciales nxori vendimet mbi ankesat e të akuzuarve kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake që urdhëroni për herë të dytë vazhdimin paraburgimit.

Apeli, ndër të tjera, i ktheu këto vendime te gjykatësi i procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm në mënyrë që ai të vlerësojë nëse Policia e Kosovës mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara nga të akuzuarit ose çdo kusht tjetër të identifikuar nga ai si i nevojshëm për “zbutjen e rreziqeve të identifikuara”, që kanë të bëjnë me lirimin me kusht të tyre.

- Advertisement -

Për këtë çështje, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake që ta lëshonte këtë urdhër.

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës që, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të japë informacion në lidhje me: (i) autoritetin dhe aftësinë e Policisë së Kosovës për t’i kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit me kusht, monitorimit dhe kufizimit të individëve të tillë”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e vendimit.

Përveç kësaj, Policia e Kosovës mund të japë çdo informacion shtesë që konsiderohet i rëndësishëm në lidhje me zbatimin e lirimit me kusht ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Policia e Kosovës do të lidhet me çdo departament dhe/ose autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informacionin e kërkuar. Çdo pengesë teknike, logjistike ose ndonjë pengesë tjetër që e pengon ekzekutimin e duhur të Urdhrit do ngrihet menjëherë”, thuhet në vendim.

Javën e kaluar, Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thanë në një përgjigje të mërkurën e javës së kaluar.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësite, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia theksoi se “pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshem të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit