20.8 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Takimi me Kurtin, shefi i UNMIK-ut e pren fotografinë ku shihet flamuri i Kosovës

Rekomandime

Në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

- Advertisement -

Fotografitë nga takmi i ka publikuar Zyra e Kryeministrit. Në to, një flamur i vogël i Kosovës shihet mbi tavolinën mes tyre. Kjo fotografi është publikuar e prerë në webfaqen e UNMIK-ut, pa flamurin.

“Më 11 tetor, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin u takua me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si pjesë e konsultimeve të rregullta para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Gjatë takimit, Tanin përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe institucioneve demokratike, si dhe ndërtimin e besimit në mesin e komuniteteve. Tanin dhe Kryeministri Kurti diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit dhe dialogun Beograd-Prishtinë, dhe Shefi i UNMIK-ut theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm me mekanizmat e vendosur të dialogut”, u tha në njoftimin e UNMIK-ut.

Sipas ZKM-së, Tanin në takimin me Kurtin prezantoi në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë.

- Advertisement -
Fotografia e publikuar nga Zyra e Kryeministrit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit