Kryetari “i përhershëm” i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, është duke humbur në zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ka 1.766 vota apo 50.26% të votave.
Refki Suma ka 1.492 vota apo 42.46% ndërsa kandidati i VV-së, Sherif Berisha ka 256 vota apo 7.29%.
Suma është kryetar në komunë nga viti 2009. Ai ka fituar zgjedhjet si kandidat i pavarur në të kaluarën. Nëse qëndron ky rezultat, Ballazhi fiton pa balotazh.