Petkoviq: Në nëntor Zajednicën ose Rakiqi dhe populli serb largohen nga institucionet e Kosovës

0
179

Sot, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic paralajmëroi siç kishte bërë vartësi i tij të shtunën, kryetari i partisë serbe Goran Rakic, se do të dalin nga qeveria nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duke e barazuar këtë parti me të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë.

Nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe, përgjigja do të jetë e tillë që Lista Serbe dhe populli serb do të dalin nga të gjitha institucionet në veri të krahinës. Kjo është ajo që të gjithë duhet ta dinë” porositi Petkovic.

“Ashtu siç ishte bindëse dhe e fuqishme fitorja e Listës Serbe dhe popullit serb në zgjedhjet e mbajtura dje le ta dinë mirë që njejtë e fuqishme do të jetë përgjigja nëse nuk do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, nëse nuk nisen hapa konkret institucional që nga takimi i parë i nëntorit Brukselit, që do të duhej ekskluzivisht t’i kushtohej bisedimeve për zbatimin e asaj që është nënshkruar më 2013’n” tha Petkovic para gazetarëve në konferencën e të hënës për shtyp.