9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Momenti kur Policia arrestoi në Prishtinë të dyshuarit për rrëmbimin e vajzës në Lipjan

Rekomandime

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë në natën e së martës.

- Advertisement -

Policia i ka arrestuar ata mbi dyshimet se kanë rrëmbyer një vajzë në Lipjan.

Arrestimi i tyre është bërë në bulevardin “Xhorxh Bush”, afër objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se se pasi kanë marrë informacione, kanë ndaluar një veturë, brenda të cilës ndodheshin tre të dyshuar dhe një vajzë.

- Advertisement -

” Policia ka pranuar informaten se dyshohet qe nje person (femër) është rrëmbyer ne Lipjan dhe te dyshuarit kane levizur me nje veture ne drejtim te Prishtinës. Njesitet policore, konkretisht ato per reagim te shpejt të rajonit te Prishtines, menjeher pas pranimit te kesaj informate kane arrit qe ta identifikojne dhe para pak qastesh ne rr. Xhorxh Bush ne Prishtine e kane ndaluar veturën e dyshime, me qrast 3 persona te dyshuar dhe nje femer e moshes se re eshte shoqeruar ne Polici per verifikime te metejme dhe sqarim nese behet fjale per ndonje veprim te kunderligjshem. Eshte njoftuar edhe stacioni policor ne Lipjan te cilet do te asistojne ne trajtimin dhe sqarimin e rrethanave te metejme lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit