2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vuçiq thotë se Kurti “dështoi” në zgjedhjet në Kosovë: Do të kërkojë rrugëdalje me aksione të reja në veri

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe akuzat se Serbia ka ushtruar presion mbi serbët e Kosovës.

Vuçiq ka mohuar këto akuza, duke thënë se ai vetëm ka kërkuar dalje masive në zgjedhje.

- Advertisement -

Siç thotë ai, është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

“Sa i përket numrit të votave, unë jam i kënaqur sepse njerëzit dolën në numër pakrahasimisht më të madh, dhe kjo flet për motivimin e njerëzve tanë,” tha ai.

Vuçiq ka thënë se aksione të tjera pritet të ndërmirren në veri të Mitrovicës dhe këtë e ka ndërlidhur me balotazhin që pritet të mbahet në shumë komuna të vendit.

- Advertisement -

“Shpresoj se një qasje e arsyeshme do të mbizotërojë në mesin e njerëzve nga Prishtina, edhe pse është e vështirë të pritet që për shkak të humbjeve që pësuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë,” tha Presidenti të Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit