1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Blinken ia bën të qartë Borrellit: Negociatat e BE-së me Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje që negociatat për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë duhet të nisin pa u vonuar më shumë.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikat e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, SHBA thotë se integrimi sa më i shpejtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE do të forconte stabilitetin dhe do të kontribuonte për prosperitetin e njerëzve në rajon.

- Advertisement -

“Anëtarësimi në BE, një prioritet i deklaruar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbron të drejtat thelbësore dhe përparimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i përket Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë.

Në takim është diskutuar edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë palët që të impenjohen në zbutjen e tensioneve dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit