0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Momenti kur policia e arrestoi 46-vjeçarin që suImoi gruan në market në Prishtinë

Rekomandime

Mesditën e së dielës, një grua është suImuar brutaIisht nga një burrë, në një market në Prishtinë. Feim Berisha, është kapur nga kamerat e sigurisë së marketit në Prishtinë, derisa ka suImuar brutaIisht 41-vjeçaren. Pas kësaj, policia ka arritur në vendngjarje, ku ka arrestuar 46-vjeçarin.

Media ka siguruar video nga momenti kur policia arreston 46-vjeçarin Feim Berisha.

- Advertisement -

Ndryshe, të martën Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesën që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.

Në njoftimin e Prokurorisë, është bërë e ditur se F.B. dyshohet për veprën penaIe “SuImi”.

- Advertisement -

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penaIe “SuImi”, nga neni 184 të Kodit PenaI të Republikës së Kosovës. “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka suImuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka bërë të ditur Prokuroria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit