13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Isa Mustafa mesazh Vjosa Osmanit: Unë vendosi për LDK’në dhe koalicionin me VV’në

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka treguar se për të gjitha vendimet do të merren nga ai dhe askush tjetër pasi është kryetar i zgjedhur i kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa po thotë se është ai që vendos për LDK dhe marrëveshje e koalicionit në rast se arrihet diçka e tillë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në rast se ne jemi partia e cila bënë marrëveshje të koalicioni, atëherë kryetari i LDK’së është ai që përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe çdo marrëveshje që e bënë është kryetari, mirëpo ne do ta respektojmë punën që e ka bërë z.Osmani”, tha Mustafa për Klan Kosova.

- Advertisement -

Mustafa po thotë se nuk do të lejon që Vetëvendosje t’ia cakton ministritë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne do të ulemi në tavolinë me letër të bardhë përpara dhe nuk mund të thotë kush se ne kemi nda këto ministri për vete dhe për këto tjerat mund të flasim”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit