2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tahiri: Jam kërcënuar gjatë mandatit, tani një oligark po rrezikon jetën time dhe familjen

Rekomandime

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, i cili e çoi në balotazh me PDK-në. Sipas Tahirit, LDK është rikthyer fuqishëm dhe që nga viti 2004, LDK në Vushtrri nuk e ka pasur rezultat më të mirë.

I ftuar në “Frontal” në T7, Tahiri tha se e ka pritur këtë rezultat zgjedhor.

- Advertisement -

“Në Vushtrri nga viti 2004 nuk e kishim këtë rezultat të votave si subjekt politik. Në të vërtetë unë e kam ditur dhe ja kam thënë ekipit tim se ne jemi tri subjekte të forta në qytetin e Vushtrrisë dhe do të kemi një shpërndarje më të barabartë të votave, prandaj kjo ndodhi. E kam pritur këtë rezultat”, u shpreh Tahiri në T7.

“Në Vushtrri kemi pasur tri subjekte politike të fuqishme dhe ky rezultat shënon rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me rezultatin e vitit 2004, nga 6 asamblistë tani kemi 11 asamblistë çka do ta lehtësojë qeverisjen tonë katër vjeçare”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri tha se kandidatin e PDK-së nuk e sheh si kundërshtar.

- Advertisement -

“As në vitin 2017 as tani kundërkandidati im nuk është kundërshtari im. Edhe në vitin 2017 kundërshtari im ishte PDK-ja edhe sot kundërshtari im është PDK-ja”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri, duke u shprehur se tani për tani ndoshta do ta rikonsideronte.

- Advertisement -

“Ndoshta do ta rikonsideroja prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri”, tha Tahiri.

Tahiri tha se gjatë mandatit qeverisës ka marrë kërcënime të cilat thotë se i ka raportuar në polici. Tahiri tha se kampi i PDK-së po bën fushatë për të me lajme të rrejshme duke e rrezikuar bashkë me familjen.

“Kampi i PDK-së po bën fushatë me lajme të rrejshme që po rrezikojnë jetën time dhe të familjes time”, tha Tahiri.

Sipas tij, këto faqe në internet po financohen nga një oligark që sipas Tahirit, pasurinë e ka krijuar babai i tij para luftës në mënyrë të dyshimtë.

“E ka vazhduar me ndërtime të egra në Vushtrri dhe qytetarët e dinë se ai do të bëhet drejtor i Urbanizmit, për të vazhduar e kompensuar financimin e fushatës. Prandaj i ftoj të heqin dorë prej kësaj fushate të egër”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

“Unë gjatë mandatit kam pasur kërcënime të cilat i kam raportuar në polici, nga adresa të panjohura e të cilat janë zhdukur e policia është duke i zhvilluar hetimet. Edhe për këto lajme të rrejshme do të hapim rast në Policinë e Kosovës dhe pres të marrin veprime të menjëhershme… Uebfaqja që po publikon lajme të rrejshme për mua është me bazë në Gjermani, ky biznesmen ka biznese në Gjermani, po them prap për mua të dyshimta për krejt qytetarët e Vushtrrisë të dyshimta, do të lajmërohen në organet e rendit”, shtoi ai.

Video

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit