Treni që po qarkullonte sot në relacionin nga Fushë Kosova në Prishtinë, ka dalë nga binarët.
Lajmin e ka bërë të ditur Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike(KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në aksin hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një incident.
“Treni i udhëtarëve del nga binarët. Fatmirësisht pa të lënduar.
Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikal!!!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/