12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

S’ka kush e ndal Majlindën, fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Rekomandime

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

- Advertisement -

Ajo në finale mposhti italianen Giuffrida pas një dueli maratonik, shkruan Indeksonline.

Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta. Italianen e kishte mundur edhe në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

- Advertisement -

Majlinda mposhti në gjysmëfinale Chelsie Gilesin e Britanisë së Madhe me ç’rast siguroi medalje. Ky triumf është shumë i rëndësishëm dhe i siguron pikë Kelmendit për lojërat olimpike

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit