Nga Viktor Buzhala
“Njē tunel drejt Tetovës që do të kushtojë 150 milionë euro”, është proklamuar sot dhe paraqet projektin më madhor të qeverisë deri sot.
Padyshim që është një projekt shokues, kur dihet fakti që drejt Tetovës mund të shkohet në autostradë, që nis në Prishtinë e përfundon përtej Tetovës, në Gostivar.
Tuneli që u tha të kushtojë 150 milionë euro është nje budallaki që ia kalon edhe Autostradës së Dukagjinit, e anuluar sot.
Këto projekte nuk ia përmirësojnë jetën asnjë kosovari. Përundrazi, duke i harxhu mjetet pulike ua vështirêsojnë.
Ato pare duhet të investohen në Trepçë. Lehtësisht mund të midernizohet me ato para përpunimi i metaleve dhe të revitalizohet fabrika e Akumulatorëve. Madje, disa para do të tepronin edhe oër libistë që mund ti gjenin treg kësaj fabrike, që dikur e kishte në lindje nga Turqia deri në Japoni.
Projektet shterpe qe rrisin borxhin publik pa kthim të investiemve ia përcakton të jetojë në varfëri për dekada tjera, sikurse e lënë çelë derën për të shkuar drejt Gjermanisë, madje e hapin pak më tepër.
Ne tashmë se kemi luksin për projekte të tilla. Na duhen vetëm asi projekte që shpejt dhe direkt e rrisin punësimin, mirëqenien dhe ekonominë.