2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ky është postimi në faqen ‘Shes blej gjithçka’, ku kërcënohej Kurti

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thuhet të ketë pranuar një kërcënim e si masë e kujdesit pranë shtëpisë së tij sonte u shtua numri i zyrtarëve policorë.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës u vendosën pikërisht tek shtëpia e Kurtit, ndërsa pak më parë të njëjtit janë larguar nga aty.

- Advertisement -

Kërcënimin në drejtim të Kurtit e ka kërcënuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë se në çfarë forme është pranuar ky kërcënim nga Kurti.
Por tashmë në media ka filluar publikimi i një fotografie të një kërcënimi që është bërë ndaj Kurtit, në një faqe në Facebook, saktësisht në “Shes blej gjithçka”, transmeton lajmi.net.

35 mijë euro “ishte në gjendje t’i ofronte” për “kokën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kështu shkroi një person në grupin e lartcekur në rrjetin social Facebook.

Në postim poashtu thuhet se “Kurti duhet të VRlTET”, derisa si arsye përmendet rritja e çmimeve të produkteve esenciale në vend.

- Advertisement -

Ndryshe ky është kërcënimi i parë i bërë publik në drejtim të kryeministrit Kurti, që kur ka pranuar detyrën në drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Kurti ishte kërcënuar edhe më parë, por si opozitar.

Në dhjetor të vitit 2019, përmes një publikimi në Facebook Kurti ishte kërcënuar nga zyrtari i atëhershëm i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Lidhur me këtë kërcënim, Hoti është paraqitur edhe para gjykatës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit