14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Politikania boshnjake: SHBA e përkrahu marrëveshjen për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

Rekomandime

Politikania boshnjake, Sabina Çudiq, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur pajtim. Siç thotë ajo, kishin edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një marrëveshje për shkëmbim territoresh.

Kështu u shpreh ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.Të mërkurën, teksa ka shprehur kundërshtimet e saj për një plan të Matthew Palmerit, tash person përgjegjës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë, Çudiq ka thënë se ish-i dërguari për Ballkanin Perëndimor ka qenë pro shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje ka thënë se ai mund të jetë edhe autor i planit.

- Advertisement -

Ajo tha se, ishte takuar dhe përplasur me Palmerin në Washington në prill të vitit 2019, pas një paneli ku ka qenë bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, atëherë pjesë e ekipit negociator të Kosovës.

“Biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta direkt se a është në dijeni për ndikimet e përkrahjes së tij (potencialisht autorësisë) për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Po atë ditë, një zyrtar i Ambasadës së Serbisë në Washington, duke menduar se dija më shumë atëkohë, më tha se një marrëveshje është arritur dhe se po kërkohej një moment adekuat e i përshtatshëm që administrata Trump ta paraqiste marrëveshjen si historike”, ka shkruar ajo në hyrje të shkrimit të saj.

- Advertisement -

Tutje, Çudiq ka thënë se në mbrëmje në takim me Palmerin kishte ardhur edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA atëkohë, Vlora Çitaku.

Madje, sipas boshnjakes, ish-ambasadorja e Kosovës i ka dalë në mbrojtje Palmerit duke më pyetur se “përse po ndërhyja në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë?”

- Advertisement -

“Iu përgjigja se ndikimet katastrofike për Bosnjë-Hercegovinën ishin të pashmangshme, por edhe për tërë Ballkanin.

Ditën e nesërme, Çitaku dhe unë ishte paraparë të kishim një takim të përbashkët e të mbyllur në Këshillin Kombëtar të Sigurisë amerikane.

Agjenda ndryshoi në minutën e fundit – u informova se do të më duhej të largohesha pas adresimit tim, para se të niste diskutimi për Kosovën.

Fola për kërcënimet e sigurisë lidhur me vazhdimin e politikës së zbutjes së forcave destruktive të djathta në BeH”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit