11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Tërhiqet Putin, Rusia do të rinisë furnizimin me gaz për Evropën

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar gjigantit energjetik “Gazprom” që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të furnizojnë depozitat euopiane të gazit.

- Advertisement -

Presidenti rus duket se ka kthyer vendimin e marrë pak kohë më parë, duke sqaruar se kjo do të zbatohet duke nisur nga 8 Nëntor.

Një lëvizje e tillë pritet të përmirësojë situatën në tregun europian të energjisë.

Në mbledhjen e qeverisë shefi ekzekutiv i gjigandit energjetik Alexei Miller tha se do të arrijë nivelin e planifikuar prej më shumë se 72.6 miliardë metra kub gaz në magazinimin e brendshëm deri më 1 Nëntor dhe do të përfundojë plotësisht mbushjen e inventarëve deri më 8 Nëntor.

- Advertisement -

Tregjet e gazit në Azi dhe Evropë kanë arritur në nivele rekord duke shkuar në 365%

Evropa kërcënohet nga një krizë energjetike për shkak edhe të afrimit të dimrit.

- Advertisement -

Ekspertët parlajmërojnë se teksa Europa është e uritur për gaz ajo që do të fitojë më shumë do të jetë Rusia, e cila pritet të korrë fitime të konsiderueshme. Rusia është shtëpia e disa prej rezervave më të mëdha në botë të gazit dhe qymyrit, dhe lëndët djegëse fosile përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga eksporti.

Liderët globalë do të diskutojnë në Glasgow për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) për të luftuar ndryshimet klimatike, në një kohë që lëndët djegëse fosile të Moskës do të sigurojnë ngrohjen e shumë familjeve të disa prej ekonomive më të mëdha të botës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit