15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Mediat serbe: Vuçiq do ta dekorojë Komandantin e suspenduar Nenad Gjuriq

Rekomandime

Drejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, pak ditë më parë është suspenduar pasi i njëjti ka refuzuar të bëjë shqiptimimin e qortimeve ndaj qytetarëve serb për targat.

Ndërkohë, Aleksandar Vuçiq, do të nderojë Nenad Gjuriqin i cili refuzoi të qortojë popullin e tij për mospranimin e targave të veturave RKS, të vendosura ndaj tyre nga qeveria e Albin Kurtit, raporton Novosti.

- Advertisement -

Sipas Novostit, në një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike, Vuçiq e ka përkrahur të rrëzuarin Gjuriq, i ka dhënë kurajo teksa i thotë se qeveria në Beograd do të jetë gjithmonë me të.Në anën tjetër, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, i suspenduar për mos zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, Nenad Gjuriq, kishte një histori të gjatë të suspendimeve nga Policia e Kosovës.

Ai ishte suspenduar edhe më parë për mos zbatimit të urdhrave dhe lidhjeve të tij me krimin e organizuar në veri të Kosovës, përfshirë edhe me personat të sanksionuar nga SHBA, si Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Gjuriq njihej edhe për afërsinë me partinë politike serbe pro-ruse DSS.

Gjuriq, i njohur me pseudonimin “Gjuro”, ka qenë pjesë e MUP-it serb në Zveçan, ku ka vepruar si operativ i kësaj strukture ilegale.

- Advertisement -

I njëjti ka qenë i dëbuar nga Akademia Policore e Serbisë për shkak se ka dështuar në testin psikik për disa herë me radhë.

Në fillim të vitit 1999, ai ka qenë i angazhuar si pjesë rezervë e SUP-it të atëhershëm serb në Mitrovicë dhe ka figuruar në listat e pagave deri në vitin 2001.

- Advertisement -

Gjatë vitit 2000 Gjuriq iu ka bashkuar grupit ekstremist “Rojat e Urës”. Pas emërimit të tij si Komandant i Stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, ai ishte përfshirë në veprime kriminale duke pranuar ryshfet nga kontrabandistët e naftës. I njëjti kishte qenë i përfshirë edhe në përcjellën e cisternave të Zvonko Veselinoviq, i sanksionuar nga SHBA për shkak të aktiviteteve KRlMlNALE.

Nuk është hera e parë që Gjuriq është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në Policinë e Kosovës, pasi që i njëjti, edhe më parë ishte shkarkuar nga pozita e komandantit për shkak të refuzimit të urdhrave nga vijat komanduese në Policinë e Kosovës. Pas suspendimit, këtij i është dhënë vendimi për fillimin e punës në MUP-in serb në Zveçan.

Pas këtij shkarkimi, Gjuriq ka përfituar një banesë nga komuna ilegale e Mitrovicës së Veriut. Gjatë kësaj kohe ai ishte anëtarë aktiv i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) të Vojisllav Koshtunica, kryetar i së cilës për Mitrovicën Veriore ishte Marko Jakshiq, i njohur për lidhjet dhe qëndrimet e tij pro-ruse.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriq ishte emëruar Komandant i Stacionit Policor të Zveçanit, ndërsa përsëri ishte suspenduar në vitin 2013 për mosveprim në urdhrin për largimin e Aleksandër Vulinit nga veriu i Kosovës, kur ky i fundit po qëndronte pa leje të organeve kompetente të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit